Ora News – Basha: Droga, dekriminalizimi dhe zgjedhjet, pengesë për negociatat

Ora News Lajme 2016-11-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është skeptik për vendimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.
Sipas tij, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit për dekriminalizimin janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
Basha: Rama nuk është pjesë e zgjidhjes, por është pjesë e problemit, vetë problemi. Kthimnin e Shqipërisë në hambar droge e ka projektin e tij politik për të prishur dhe kapur zgjedhjet e ardhshme. Këtë shqetësim që kemi ndarë sot me grupin parlamentar e në vijimësi me opinionin publik e kemi kthyer në qendër të betejës sonë politike brenda dhe jashtë Shqipërisë.Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit për dekriminalizimin janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit euriopian, në hapjen e negociatave për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.Edhe tek zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, edhe tek çështja e drogës dhe shndërrimit të Shqipërisë në një narko-republikë, edhe tek çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, faktori që i mban këto të treja të lidhura me njëra-tjetrën është kryeministri i vendit, Edi Rama. Pengesa kryesore për ecjen e Shqipërisë përpara është Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-droga-dekriminalizimi-dhe-zgjedhjet-pengese-per-negociatat/

Share This Video


Download

  
Report form