Rritja e pagave dhe pensioneve për vitin e ardshëm do të bëhen pa shtuar borxhin publik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fondi për pagat pritet të jetë 6 miliardë lekë, ndërsa për politikat e reja të pensioneve do të jetë 2.9 miliardë lekë.
Në total parashikohen rreth 8.9 miliardë lekë (afërisht 80 milionë dollarë), të parashikuara për rritjen e pagave e pensioneve.
Në një dalje të përbashkët me Fondin Monetar ndërkombëtar, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se përmirësimi i treguesve buxhetorë do bëjë të mundur uljen me 3% të borxhit publik në vitin 2017.
Përfaqësuesja e Misionit të FMN, Anita Tuludhar tha se Qeveria duhet të rrisë ta ardhurat nga taksa e pronës për vitin 2017, ndërkohë që duhet të shmangë rishfaqjen e detyrimeve të prapambetura.
?Qeveria do të realizojë dhe kursime permantente nga buxheti 2016 dhe buxhet mundëson rritje të moderuar në sektorin publik duke iu qëndruar buxhetit të vitit 2016.
Gjithashtu ai mundëson dhe rritje të buxheteve, krahas aprovimit të buxhetit dhe paketës fiskale, qeveria është angazhuar dhe për masa paraprake, dhe për detyrime të prapambetura dhe për të fuqizuar tatimin mbi pronën. Këto janë parametrat e buxhetit në vija të përgjithshme të evidentuara nga ekipi i FMN?.