Ndotja e Lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.
Pavarësisht ndërhyrjes për pastrimin dhe zgjerimin e tij, ndotja në këtë lumë vijon të jetë alarmante.
Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasoje e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier.
Qytetaret shprehen se era e keqe, sidomos në mbrëmje, është kthyer në një makth për ta.
Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit është bërë i zi. Ndotja alarmante kërcënon seriozisht edhe shëndetin e banorëve.