Partia e Ben Blushit u shpall mes njerëzish të panjohur publikisht, por për Blushin rëndësi ka kurajoja e tyre. ?Mirëmbrëma të gjithëve, mirëmbrëma libra?. Që kur u tërhoq nga lëvizja për mendimin ndryshe në Partinë Socialiste, 7 vite më parë, skeptikët se Ben Blushi nuk do të finalizonte një parti të vetën nuk kanë qenë pak. Por tani, ?Libra? e Ben Blushit është një realitet.