Ora News – Nishani: Kanabisi, problem real, do thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ora News Lajme 2016-11-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Shkodra, Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se shumë shpejt do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për cështjen e kultivimit të kanabisit. Nishani tha se kanabisi, është kthyer në një burim kriminaliteti në rritje.
Nishani: Çështja e kanabisit është realisht një problem. Është një çështje që lidhet me veprimtarinë kriminale. Unë kam vendosur që së shpejti tët thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikën dhe mënyrën se si duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze.
I pranishëm në një leksion të hapur me studentet dhe pedagogët e universitetit të Shkodrës, Nishani u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se miratimi ishte hapi i parë por tashmë nevojiten mekanizma për implementimin e saj.
Nishani: Problemi më i madh mbetet hapi i dytë që është më i rëndësishëm, implementimi. Ne gjithmonë problemin e kemi pasur me implementimin e legjislacionit, mënyra se si funksionojnë mekanizmat. Që të jetë konsensual pikërisht për këtë fakt, që procesi konsensual do të japë garanci që mekanizmi të funksionojë nesër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-kanabisi-problem-real-do-therras-keshillin-e-sigurise-kombetare/

Share This Video


Download

  
Report form