?Nëse LSI nuk do të ?rimartohet? djathtas, ne do vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas?
Kjo deklaratë e Kryeministrit Edi Rama, në intervistën e transmetuar të dielën në Televizionin Klan, ka acaruar aleatin kryesor qeverisës.
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi përmes Luan Ramës, i cili përdori një gjuhë të ashpër dhe i kërkoi qeverisë të fokusohet tek çështje të rëndësishme, e të mos merret me batuta.