Ora News - Rama: Pjesa e dërmuese e mediave braktisën informimin, janë bërë si parti e “çartur”

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dalja e tij e fundit në një studio televizive në Kosovë, ka qenë në fokus të diskutimit të kryeministrit Edi Rama në komunikimin javor me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Sipas Ramës, Shqipëria politike dhe mediatike i ka bërë dy dëmë të mëdha Kosovës, duke infektuar edhe atje skenën politike dhe mediatike me fjalorin e akuzave dhe shpifjes.
Rama: ?Shqipëria politike dhe mediatike i ka bërë dy dëme të mëdha Kosovës. E ka infektuar politikën dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhës së akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet më shpesh sesa fjala zotëri apo zonjë në komunikimin mes palëve. Po ashtu e ka infektuar edhe skenën mediatike të studiove dhe portaleve me virusin e një kulture linçimi me çdo kusht të përfaqësuesve politikë, e cila ushqehet nga motoja: Çdo mjet e justifikon qëllimin. Të dyja bashkë janë pranuar mjerisht si një vijë normale sjellje. Kjo reflekton kulturën e vjetër totalitare për të cilën kundështari medeomos armiku i cili duhet eleminuar dhe e vërteta nuk ka pikë rëndësi. Kjo vijë sjellë është një pasqyrim i prapambetjes shumëplanëshe të faktorëve dhe aktorëve publikë qoftë politik, qoftë mediatik?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-mediat-dhe-analistet-nje-parti-e-cartur-qe-as-votohet-as-jep-llogari/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS