“Të ndalen spekulantët e tregjeve” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e çmimit të prodhimeve bujqësore vendase po ndodh për shkak te tregtarëve spekulantë, të cilët mashtrojnë fermerin dhe i ofrojnë atyre vlera të ulëta. Ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se kjo është zbuluar dhe shumë shpejt do t?i kërkojë ministrit të financave dhe Drejtorit të Tatimeve ndalimin e këtyre abuzuesve. Panariti thotë se çmimet në treg nuk i vendos Ministria e Bujqësisë, por që të shmangë abuzimin do të krijohen ankande ditore, minibursa, të cilat do të informojnë fermerin për vlerën e saktë të një malli të caktuar. Ministri i Bujqësisë premtoi se do të ndërmarrë një nisme për të falur detyrimet e një pjese të fermerëve në mënyrë që ata të vijojnë aktivitetin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form