Hillary Clinton kritikoi ashpër FBI-në për vendimin e kësaj të fundit që të informonte Kongresin për një hetim të ri të postës elektronike të kandidates demokrate. Të premten, përmes një letre, ishte vet drejtori i FBI-së James Comey, ai që lajmëroi ligjvënësit amerikanë për hetimin vetëm 11 ditë para zgjedhjeve.