Pavarësisht kërkesës së tregut të punës për specialistë të së drejtës detare, turizmit dhe administrimit të tij, sektorë këto të rëndësishëm për zhvillimin e zonave portuale dhe bregdetare, interesi i të rinjve aplikues në Universitetin e Durrësit është i ulët. Këtë vit akademik, dy programet e studimit master ?E Drejtë Detare? dhe ?Politika dhe Administrim/ Drejtimi Turizëm? rrezikojnë të mos hapen për shkak të numrit të ulët të aplikuesve.