Vendimi për të anuluar dhënien e koncesionit për të përfunduar dhe menaxhuar Rrugën e Kombit tek firmat ?Kastrati? e ?Salillari? përfundon në gjykatë.
Turqit e ?Vendeka Bilgi?, që u shpallën fillimisht fitues, por që panë më pas të revokohej vendimi në fjalë, i dhënë nga ministria e Transportit, prej Komisionit të Prokurimeve, kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Tiranë një padi, me anë të së cilës kërkojnë ?anulimin e anulimit?.