http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/tusiquevalesalbania
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/TuSiQueValesAL
Ajo vjen nga fshati Tale i Lezhës. Është 16 vjeç dhe ka për mision të vazhdojë ëndrrën e rinisë së nënës së saj, që sot është edhe ëndrra e vetë Xhesikës. Gjimnazistja e vitit të dytë thotë se e adhuron muzikën dhe pavarësisht vështirësive me të cilat i duhet të përballet çdo ditë familja e saj, Doçi nuk ka në plan të tërhiqet. "Nuk do të ndalem, sepse nuk dua që ky pasion i madh të kthehet në pengun tim. Do konkurroj në Universitetin e Arteve dhe do ta kthej në profesion muzikën", - thotë Xhesika, e cila vjen tani në skenë me një këngë të kënduar nga një prej artistëve më të famshëm të qytetit të saj, legjendari Gentian Demaliaj. Kjo performancë e saj është edhe një trubit për të.