stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Indrit Karaj eshte nje qytetar, i cili ankohet ne ?Stop?, se eshte prekur nga tuberkulozi, por endet se nuk gjen ilace.Nga Kamza e kane drejtuar ne Sanatorium, por atje nuk ka ilace. Drejtori Kapisyzi dhe mjekja pergjegjese thone, se eshte faji i ligjit te prokurimit dhe ilacet gjenden ne Prizren. Pas nderhyrjes se ?Stop?, pacienti Karaj merr ne Kamez medikamentet nga infermieri i Kamzes Halit Sata.
Indrit pse i je drejtuar emisionit ?Stop??
I jam drejtuar sepse kam qenë i shtruar para një muaji me ftohje të vjetër turbekulozi. Kam marrë kurimin për dy muaj. Tani paraqitem pranë dispancerisë Kamëz dhe më thonë që nuk ka ilaçe. Më pas i jam drejtuar Sanatoriumit. Kam shkuar atje dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje. Kjo kurë nuk duhet të ndërpritet asnjë ditë dhe tani unë kam një javë që nuk kam kurim.
Prej sa kohësh vuan nga turbekulozi?
Është hera e dytë, kam qenë i shtruar në Greqi, ku kam lënë kurën përgjysmë dhe tani më ka kapur këtu. Erdha u shtrova në spital, më pas më nxorrën nga spitali. Tani nuk ka ilaçe.
Sa ilaçe janë?
Janë dhjetë kokrra.
Këto dhjetë kokrrat mungojnë?
Po! Më kanë thënë që të shkoj t?i marr në Prizren. Ku ta di unë tani?ndoshta as në Prizren nuk mi japin!
Nesër të kanë thënë që të pret shefi i spitalit Sauk tek Sanatoriumi?
Kështu më thanë?
Atëherë do të ikim bashkë...
Faleminderit!
Më pas gazetarja e ?Stop? bashkë më Indrit Karajn u drejtuan drej spitalit të Sanatoriumit në Sauk, ku kanë takuar atje drejtorin e këtij spitali, Kapisyzi dhe mjeken përgjegjëse. Ata thonë se është faji i ligjit të prokurimit dhe ilacet gjenden në Prizren.
Si kaluat profesor? Kemi një recetë drejtuar për ju..
Po! Si për mua? Çfarë është?
Meqënëse ju jeni drejtor i këtij spitali, duam të dimë vetëm pse ka mungesa ilaçi, për të sëmurët me turbekuloz?
Ka mungesë sespe ligji i prokurorimeve nuk e krijon të bëhet blerje direkte dhe problemi është në Ministrinë e Shëndetësisë.
Unë këtu kam një djalë, i cili vuan nga turbekulozi, si do t?ia bëjë ky djalë?
Ne e kemi lënë që për këto raste, kemi bashkëpunim me dispancerinë e Prizrenit, që do shkojnë t?i marrin aty ilaçet.
Kur?
Të shkojnë familjarët t?i marrin, kështu e kemi lënë.
Mund t?i marrin direkt pa i hapur probleme?
Po me shkresën tonë mund t?i marrin.
Keni çuar shkresë ju?
Po!
Kur është bërë kjo marrëveshje?
Ka kohë, shkojnë njerëzit deri sa të vijnë ilaçet nga jashtë.
Kur do të vijnë ilaçet nga jashtë?
Kanë një kohë ato rreth dy ose tre muaj. Lekët janë, nuk është se mungon buxheti.
Më pas ndërhyn edhe mjekja përgjegjëse e cila shpegon situatën e mungesës së këtij ilaçi për sëmundjen e turbekulozit.
Ilaçet për djalin i sigurojmë për momentin nga programi Kombëtar i Kosovës, deri sa të na vijnë medikamentet tona dhe asnjë pacient nuk është pa mjekim, të gjithë shkojnë edhe i marrin atje.
Djali nuk ka mundësi të shkoj në Prizren..
Do t?ia sig...