Report TV - Veliaj: Brenda nëntorit çlirojmë qendrën e Tiranës nga trafiku

Report TV 2016-10-31

Views 0

Brenda nëntorit qendra e Tiranës do të çlirohet nga trafiku i makinave. Bashkia e Tiranës dhe OSHEE-ja kanë nisur punimet për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili i hap përfundimisht rrugën zgjerimit dhe vënies në funksion të plotë të projektit të Unazës së Vogël.

Punimet, të cilat kanë nisur prej disa ditësh, u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi u njoh edhe me detajet e operacionit, u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit te zhvendosjes së nënstacionit në një sipërfaqe të nëndheshme, e krijuar posaçërisht për të.

Share This Video


Download

  
Report form