Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me ndarjen administrative, Bashkitë kanë më shumë kompetenca në qeverisjen e tyre, por një studim i realizuar nga rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative tregon se transparenca në pushtetin vendor është në nivelin 43%. Kjo do të thotë, sipas raportit, që mbi gjysma e Bashkive në territorin e vendit nuk janë transparente për punësimet, emërimet apo projektet strategjike të tyre.
Bashkitë nuk janë transparente për emërimet e administratorëve lokal, punësimet, nuk respektojnë ligjin për të drejtën e inforimimit dhe nuk publikojnë në faqet e interentit projekte që kanë interes publik.
Një raport i rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative BIRN, mbështetur nga Lëviz Albania tregon se nga 60 Bashkitë e marra në studim, niveli i transparencës është 43%.
Kristina Voko: ?Dërguam 61 kërkesa për të drejtë informimi mbi procedurat dhe arsyet e përzgjedhjes së administratorëve të njësive administrative dhe CV e tyre. Vetëm 16 përgjigje na u kthyen brenda 10 ditësh sa i përket kritereve të përzgjedhjeve të administratorëve lokalë. Përgjigjet ishin që ata u zgjidhën për kriter politik?
Besnik Dervishi, komisioneri i të Drejtës së Informimit tha se në zyrën e tij janë depozituar 182 ankesa nga media, qytetarët dhe subjekte të ndyshëm për shkak se nuk kanë marrë infomacion nga pushteti vendor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/transparenca-e-munguar-e-bashkive-birn-niveli-mesatar-43/