Burgjet: Seks, drogë dhe hiv - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te burgosurit ne institucionet tona janë te rrezikuar nga infektimi me Hiv Aids dhe sëmundje te tjera. Gjate nje studimi te kryer nga Instituti i Shëndetit Publik ne te gjitha burgjet e vendit, rezultoi se mes te dënuarve ka përdorues droge, te infektuar me hiv dhe sëmundje te tjera seksualisht te transmetueshme. Drejtuesi i këtij studimi Arian Boci tregon te burgosurit përveç injeksioneve te pakontrolluara per marrjen e drogës, kryejnë marrëdhënie seksuale te pambrojtura madje dhe brenda te njëjtës gjini. Studimit iu nënshtruan 200 te dënuar qe konsideroheshin te shëndetshëm. Pas testimit rezultoi se 13% janë përdorues te drogave te ndryshme deri dhe heroine. Ky fenomen vihet re kryesisht ne burgjet jashtë Tiranës. 0.5% e te burgosurve janë te infektuar me HIV dhe 21% te prekur nga hepatiti B dhe C. Sëmundjet seksualisht te trasmetueshme janë vene re kryesisht tek meshkujt qe vuajnë dënimin ne burgjet e Tiranës. Specialistet e Shëndetit Publik deklarojnë se te dënuarit jane rrezik serioz edhe per shëndetin e popullatës, jashtë këtyre institucioneve. Nga ky studim jane përjashtuar 15 te dënuarit qe janë te prekur me Hiv Aids.

Share This Video


Download

  
Report form