Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti Ben Blushi duke u ndaluar tek arsimi dhe shëndetësisë, tha se këto dy sektorët në kushtet më të rënda në vend.
Blushi tha se në spitale nuk ka as ujë, as doreza për mjekët dhe as supë.
Fjalën e tij ai e mbyllur me një term për bujqësinë i quajtur ?zjarri bakterial?, një sëmundje që shkatërron bimët. Sipas Blushit, e tillë është edhe Rilindja.
Blushi: Një njeri i afërt i imi përfundoi atje në kushte fatale pothuajse. Nuk po them çfarë pashë, por çfarë duhet të blinte jashtë spitalit, ujin dorezat e mjekëve, medikamentet që mori ato dy tre ditë. Çdo gjë! Pyetja është: ku shkojnë taksat tona në qoftë se në spital nuk ka ilaç, nuk ka ujë, nuk ka supë, nuk ka doreza, nuk ka sterilizim, ku shkojnë taksat tona? Në qoftë se këto detaje kaq elementare i mungojnë.
Si ka mundësi që një njeri vjen çdo të enjte këtu dhe mburret për gjërat që nuk ka bërë. Nuk ka asnjë mundësi të shpjegojë se çfarë ka bërë? Isha vet në Përmet para disa ditësh dhe sot dikush më çoi dikush një mesazh. Nuk jam Saliu që lexoj mesazhet e njerëzve në celular. E pashë vet në Përmet dhe më tha që kam bërë një investim, i cili ka rritur çmimin e banesave në Përmet. Kush e beson këtë? Qytet i cili për shkak të varfërisë, mund të kenë ikur dy vitet e fundit gati 10% e popullsisë. Është normale sepse një shesh sado i domosdoshëm nuk mund të zëvendësojë detyrimin e qeverisë për të stimuluar zonat periferike dhe më të varfra.
Apo t?ju them rastin tjetër në Kolonjë. Ma tha kolegia ime Arta Dade. Kishte qenë në Kolonjë për fushatë. Shkova në një fshat. Doli një fëmijë përpara dhe qante. Pse qan?-sepse nuk ka shkollë. Prindit e tij nuk paguajnë dot një mikrobus apo një mjet që e çon 5 km nga ai fshat në një fshat tjetër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-zjarri-bakterial-i-rilindjes-duhet-shkulur-do-na-coje-ne-shkaterrim/