Ora News – Elbasan, liqenet e Belshit, ndoten ujërat nga mbetjet e fshatrave

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndotje alarmante në liqenet e Belshit, në zonën e Dumresë. Këtë radhë shkaktarë janë vetë banorët që derdhin mbeturinat e përditshme në ujërat e liqenit. Ndotja ka sjellë si pasojë dëmtimin e florës dhe faunës së liqenit, ndërsa ujërat janë kthyer në vatër infeksioni.
Disa herë banorët kanë ngritur shqetësimin e ndotjes së liqeneve të Belshit, zona e njohur e Dumresë për natyrën e veçantë të saj.
Sipas banorëve, mungesa e koshave te mbeturinave, apo distanca e largët e vendosjes së tyre, ka bërë që mbetjet e përditshme të përfundojnë në liqen, duke dëmtuar gjallesat ujore. Ata i tremben dhe infeksioneve nga mbetjet.
Banori: Këtu vinë të gjithë mbeturinat, i hedhin të gjithë këtu. Shumë i ndotur, edhe peshku që është këtu, do ta hajë robi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/liqenet-e-belshit-ndoten-ujerat-nga-mbetjet-e-fshatrave/

Share This Video


Download

  
Report form