Ora News – Piktori Bashkim Ahmeti: Hoxha një diktator me pasoja të tmerrshme

Ora News Emisione 2016-10-31

Views 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Piktori dhe intelektuali Bashkim Ahmeti intervistë me Ilva Tare për RTV Ora News
Tare: Ju flisni me artin tuaj, por duam t?ju marrim mendimet mbi përjetimet tuaja, në shoqëritë ku jetoni si në SHBA por edhe këtu në Shqipëri? Përse vini shpesh në Shqipëri?
Arsyeja e parë është sepse kam mall dhe dashuri për atdheun, e dyta ndjehem mirë këtu kur vij gjithmonë. Shqipëria është mahnitëse për nga bukuritë që është frymëzuese kudo.Këtë verë kaluam disa muaj me gjithë gruan edhe lëvizëm nëpër Shqipëri, pikturova andej këtej dhe Shqipëria është piktura ime.Kështu që kjo është arsyeja kryesore.
Tare: A është Shqipëria burim frymëzimi për njerëzit që jetojnë jashtë saj apo edhe kur jeton në këtë vend?
Shqipëria është gjithmonë burim frymëzimi, mbase edhe kur je jashtë është më e theksuar kjo por besoj se edhe këtu njerëzit janë të frymëzuar dhe e duan vendin edhe natyrën edhe bukuritë e Shqipërisë. Jashtë ndoshta mendon më shumë për cilësitë e mira të Shqipërisë dhe vlerat e saj, historinë e bukur.
Tare: Për mangësitë mendon?
Për problemet mendon më pak me shpresën se koha do t?i zgjidhi kur nuk jeton këtu. Kur jeton këtu është më intensive dhe është më e vështirë t?i shohësh nga distanca.
Tare: Në këto më shumë se 20 vite demokraci në vendin tonë, ju e keni ndarë kohën, prej ?95 jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si i keni parë zhvillimet në vendin tonë, edhe shoqërinë, ecurinë e artit në përgjithësi, ka ndonjë keqardhje kur e shihni nga larg?
Shumë gjëra janë bërë gabim, absolutisht nuk ka dyshim që shumë gjëra janë bërë gabim. Shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë, një pjesë janë bërë keq, por kryesorja është që Shqipëria është ndryshuar në një Shqipëri tjetër, një Shqipëri e re, e zhvilluar, e bukur, me një rini të gjallë, të mençur, të ditur, janë aktivë. Kjo është kryesorja që unë dalloj kur i kthej sytë dhë përqëndrohem të Shqipëria.
Tare: E keni në përgjithësi këtë që e shikoni me ngjyra jetën, me optimizëm, me pozitivitet?
E kam të sinqertë dhe të thellë që e shoh me optimizëm. Koha do të bëj të vetën. Gjërat do të kalojnë, do të zgjidhen. Shqipëria jeton ditë të mira edhe pse duket sikur janë të errësuara me njolla të ndryshme. Unë mendoj që Shqipëria jeton ditë të mira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/piktori-bashkim-ahmeti-hoxha-nje-diktator-me-pasoja-te-tmerrshme/

Share This Video


Download

  
Report form