Shqipëria do të marrë pjesë ushtarakisht në dy nga misionet më të rëndësishme të NATO-s. Nga ministeriali i NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se ushtarakët shqiptarë do të jenë në misionet e Aleancës në detin e Egje dhe në atë të mbrojtjes së kufijve në Letoni.