Ora News – Kanalet kulluese dhe ujitëse në varësi të Bashkive, koncesion dhe PPP

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 21

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka nisur diskutimin e projektligjit që parashikon kalimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse në varësi të njësive vendore. Drejtori i Administrimit të Ujërave në Ministrine e Bujqësisë bëri me dije se në bazë të draftit parashikohet edhe dhënia me konçesion e mirëmbajtjes së sektorit të kullimit dhe ujitjes. Komisionet u përfshinë në debatë në lidhje me sipërfaqen e tokës bujqësore që ujitet.
Sistemi ujitës dhe kullues tashmë do të kalojë nën varësi të njësive vendore.
Gjatë diskutimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë shpjegoi se Bashkitë tashmë do të kenë si detyrë mirëmbajtjen e kësaj infrastructure, ndërsa tha se drafti i ri parashikon dhënie me konçesion ose të formës PPP të mirmbajtjes dhe menaxhimit të kanaleve kulluese dhe ujitëse.
Irfan Tarelli: Partneritetet Publike-Private, format e konçesionit, operatorët e tjerë. Por ne mendojmë që në afatmesëm, siç e thashë, Bashkia mbetet operatori kryesor dhe bashkia ka burimet e financimit, ka mbështetje nga buxheti i shtetit, ka burimet e veta, ka grante dhe burime të tjera të ligjshme.
Komisioni u përfshi nga debatet në lidhje me sipërfaqen e tokës bujqësore që mund të ujitet.
Përfaqësuesi i Ministrisë premtoi se e gjithë toka bujqësore e shfrytëzueshme do të ketë funksional sistemin e ujitjes vitin e ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kanalet-kulluese-dhe-ujitese-ne-varesi-te-bashkive-koncesion-dhe-ppp/

Share This Video


Download

  
Report form