?Kam kohë që kërkoj punë, por askush nuk më ndihmoi. Kam një fëmijë për të rritur dhe nuk kisha me çfarë ta ushqeja. Një ditë dikush me pyeti në fshat a do punë apo jo? Nuk mendova për ligjet, mendova për bukën që duhet të çoj në shtëpi si kryefamiljar?, Kjo ka qenë dëshmia e të arrestuarit për Miklovan Kuka, njëri ndër tetë të ndaluarit në Fier gjatë aksionit antidroge në fshatin Ninesh të njësisë administrative Fratar.