Ora News – Deputeti i PDIU propozon status për naftëtarët, ulje të moshës së pensionit

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshimet në ligjin për punonjësit e naftës kanë një efekt financiar prej 400 mln lekësh ndaj Komisioni i Shëndetësisë vendosi t?ia referojë propozimin Ministrisë së Financave për të dhënë opinionin e tyre.
Omer Mano, deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet prezantoi para deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë draftin për dhënien e statusit e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit.
Ndryshimet ligjore për këtë kategori propozohen pas 25 viteve dhe përfituesit do të jenë rreth 5000 persona.
Në propozim kërkohet ulje e moshës së pensionit për 5 vjet për të gjithë punonjësit. Pra 60 vjeç për meshkujt, nga 65 që është aktualisht mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë dhe për gratë ulje të moshës nga 60 në 55 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-i-pdiu-propozon-status-per-naftetaret-ulje-te-moshes-se-pensionit/

Share This Video


Download

  
Report form