Drafti i Ministrisë së Bujqësisë p" />
Drafti i Ministrisë së Bujqësisë p"/>

Ora News – Prodhimet "bio", ekspertët: Informaliteti për farat dhe fidanët është alarmant

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drafti i Ministrisë së Bujqësisë për prodhimet biologjike po diskutohet në Komisonet parlamentare dhe ka për synim kontrollin dhe çertifikimin e produkteve bio. Por ekspertët e agrobiznesit ngrenë si shqetësim se në tregje konsmatorët nuk mund të garantohen nëse produktet që blejmë janë ogranike, pra bio, apo kanë në përmbjatjen e tyre pesticide të dëmshme për shëndetin. Madje sipas ekspertëve, farat dhe fidanët e importuara futen në vendin tonë pa vërtetuar nëse janë bio për shkak të mungesës së laboratorëve për majten e tyre.
Ministria e Bujqësisë përgatit draftin për prodhimet biologjike (bio), etiketimin dhe kontrollin e tyre që synon mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, garantimin e origjinës së produktit dhe konkurrencë të drejtë për tregëtarët.
Por situata në tregjet e vendit është e tillë që një konsumator nuk arrin të dallojë se kush nga produktet është bio apo organik dhe ato që përmbajnë pesticide.
Ekspertët mendojnë se Shqipëra ka potenciale të mëdha për mbjelljen, kultivimin dhe tregëtimin e prodhimeve bio, siç është domatja e Shëngjergjit, boronica, arra, lajthia, shega, por problematika mungon në çertifikimin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekspertet-informaliteti-per-farat-dhe-fidanet-eshte-alarmant/

Share This Video


Download

  
Report form