Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aleanca kundër Importit të Plehrave vijoi takimet me faktorët politik për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit kundër ligjit për importin e mbetjeve. Aleanca u takua me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe me nënkryetarin e grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe inisiatorin e ligjit Eduart Shalsin. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, propozoi moratorium për plehrat derisa qytetarët të vendosin me votë në referendum. Ndërsa inisiatori i ligjit, deputeti Eduart Shalsi, prezantoi 3 ndryshime në ligj, por sërish shoqëria civile kundërshton.
Pasi morën garancinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim se do të reflektojë për votën ndaj dekretit të Presidentit që i riktheu Kuvendit ligjin për importin e mbetjeve, përfaqësues të shoqërisë civile vijuan takimet me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe më pas me deputetët Taulant Balla dhe nismëtarin e ligjit, Eduart Shalsi.
Lavdosh Feruni: Diskutuam edhe për çështjen e referendumit për të cilën PD ka marrë një inisiativë, por ne këmbëngulëm që më përpara duhet të ndalojmë importin e plehrave dhe pastaj mund të shikohet mundësia e referendumit edhe duke përmirësuar legjislacionin e referendumit i cili është mjaft problematik aktualisht.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha se kryeministri Edi Rama në mënyrë të pabesë ka kaluar një ligj, i cili i hap rrugën mafias ndërkombëtare të plehrave të sjellë helmet në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-moratorium-per-mbetjet-rama-drejtor-psikopat-i-burgut/