Report TV - PD braktis Majlinda Bregun nuk i mbështet dy nismat e saj

Report TV 2016-10-31

Views 0

Kritikat ndaj Lulzim Bashës kanë filluar të japin efekte në marrëdhëniet e PD-së me Majlinda Bregun.

Ajo duket se do të ngelë e vetme për dy projektligjet e saj të depozituara në kuvend: atë për fshirjen e komenteve fyese në mediat online dhe atë të testimit psikologjik të mësuesve. Këto dy nisma të deputetes demokrate nuk do të mbështeten nga Grupi Parlamentar Demokrat.

Burime pranë këtij grupi, saktësuan për Shqiptarja.com se nuk do të mbështeten këto nisma dhe përkatësisht dhanë dhe argumentet pse nuk janë dakord me kolegen e tyre, Majlinda Bregu.

Share This Video


Download

  
Report form