Ora News – Porosia e Bashës: Të bashkuar për t’u përballur me të keqen

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha po ndjek një strategji të re të bërit opozitë duke inkurajuar dhe porositur strukturat që të punojnë dhe të jenë të hapura për bashkëpunim me faktorë të tjerë politik dhe jo poltik, me qëllim krijimin e një alence të gjërë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Para Demokratëve në Kamëz dhe Paskuqan, Basha tha se detyra kryesore sot është largimi i qevrisë së Edi Ramës, e cila sipas tij po punon vetëm për atë që ai e quan oligarki në pushtet të lidhur me krimin.
Basha: Bashkimi i të gjithë faktorëve të bazës pavarësisht diversitetit të mendimit që është pjesë, aset, pasuri e demokratëve. Por kushdo, kushdo në këtë familje politike që kërkon të japë kontributin e tij apo të saj në këtë përballje me këtë të keqe të madhe që ka kapur Paskuqanin dhe Shqipërinë prej fyti dhe që ka fytyrën, zërin, formën dhe bëmat e Edi Ramës nuk mund dhe nuk duhet të mungojë në këtë bashkim.
Hapja për të përfshirë në familjen politike këdo që dëshiron të jetë pjesë e kësaj beteje dhe që ndan me ne të gjitha vlerat tona si demokratë. Për këtë e kam fjalën kur flas për hapjen. Flas për hapjen e dyerve të shtëpisë tonë, të familjes tonë. Ndryshe nga hapja që ka dalë në shtëpinë tonë, aleanca është një mekanizëm politik. Një mekanizëm politik i cili kërkon nga unë në radhë të parë dhe nga gjithsecili prej nesh të realizojmë domosdoshmërinë e bashkimit të çdo faktori politik dhe jo politik me familjen tonë politike në këtë betejë.
Basha tha se Partia Demokratike duhet të jetë garant i të drejtave të qytetarëve, dhe kjo sipas tij do arrihet duke kufizuar pushtetin, dhe fuqizuar zgjedhësin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-bashkuar-per-tu-perballur-me-te-keqen/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS