stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Shtetasi Agron Dalipaj ka denoncuar ne prokurorine e Korces dekanin e fakultetit te ekonomise Frederik Cucllari. Dalipaj pretendon, se masteri, qe ka paraqitur Cucllari, qe supozohet te jete bere ne Bullgari gjate viteve 2003-2005, eshte i parregullt. Kete denoncim e ka hetuar edhe prokurori Elsion Sadiku. ?Stop? iu drejtua dekanit, rektorit dhe prokurorit te ceshtjes, per menyren, sesi eshte bere masteri.Vete dekani thote qe e ka bere part time, rektori on line, ndersa prokurori ka versionin, se masteri eshte kryer ne 3 semestra nga 5 muaj. Vete universiteti ne Bullgari, iu pergjigj interesimit te ?Stop?, se nuk ka programe master part time.
Kronika e plote:
Frederik Çuçllari mban postin e Dekanit në Universitetin "Fan S. Nolin" në qytetin e Korçës, falë një masteri që ai thotë se e ka kryer në një universitet në Bullgari.
Por ndryshe nga sa shprehet dekani, një qytetar që ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ ?STOP? pretendon të kundërtën. Sipas Agron Dalipajt, i cili rastin e ka denoncuar edhe në Prokurorinë e Korçës, masteri i paraqitur nga dekani është i parregullt.
Rasti në fjalë u ndoq nga prokurori Elsion Sadiku, i cili në fund e mbylli çështjen, pasi sipas tij, gjithçka rezultonte në rregull.
Stafi i ?STOP? iu drejtua dekanit, rektorit dhe prokurorit të çështjes, të cilët dhanë të tre versione të ndryshme.
Të gjendur në këtë situatë, ?STOP? vendosi që të kontaktojë Universitetin në Bullgari. Në përgjigjen zyrtare të këtij universiteti, thuhet se nuk ka programe master part time, ndryshe nga sa thotë dekani.
Agron Dalipaj, denoncues : "Kam bërë një denoncim, i cili kaloi në Prokurori".
Çfarë denoncove në Prokurori ?
Agron Dalipaj: "Midis të tjerave, denoncova dhe për diploma të dyshimta, siç flitej në shtyp, i cili nuk u përgënjeshtrua asnjëherë dhe konkretisht për dekanin e Fakultetit Ekonomik, z. Frederik Çuçllari dhe Prokuroria i vazhdoi hetimet pa masë. I bëra dy herë kërkesa që të më thërrisnin për të dhënë informacion, nuk më thirrën asnjëherë dhe prokurori e mbylli çështjen duke treguar se ai e ka diplomën në rregull. Në vendimin e prokurorit Elsion Sadikut, thuhet që Prokuroria hetoi çështjen dhe pyti disa studentë që kanë mbaruar në Blagoevgrad të Bullgarisë dhe diploma është e rregullt. Sipas tij, zotëria në fjalë ka kryer masterin 3 herë nga 5 muaj, i ka marrë leksionet dhe i ka dhënë provimet në anglisht, por të dhënat e mija janë që ky zotëria s?ka vajtur fare në Bullgari dhe është bërë me diplomë dhe sot është dekan".
Stafi i ?STOP? kontaktoi me vetë dekanin, prokurorin dhe rektorin, të cilët paraqitën deklarata të ndryshme.
Frederik Çuçllari -Dekan i Fakultetit Fan S. Noli: ?Kam lëvizur ditët e shtuna dhe të diela sepse kam punuar me plan mësimor personal të posaçëm, në bashkëpunim siç iu thashë edhe më parë, midis Fakultetit të Ekonomisë dhe Universitetit të Korçës".
Prokuroria p...