Renditja e Shqipërisë në raportin e konkurrueshmërisë globale u përmirësua ne 13 vende krahasuar me vitin e kaluar. Forumi ekonomik global publikoi raportin e radhës të konkurrueshmërisë globale për vitin 2016-2017. Raporti, e rendit Shqipërinë të 80-ën në 138 vende të marra në studim. Ky është vlerësimi më i mirë në 5 vjet, ndërsa një vit më parë Shqipëria klasifikohej e 93-ta.