Kapen 27 klandestinë - Top Channel Albania - News - Lajme

Top Channel Albania 2016-10-27

Views 1

Qarku juglindor mbetet një prej pikave më të nxehta të kalimit klandestin nga shteti grek, ndërsa prezenca e refugjatëve sirianë në fqinjin tonë po u jep mundësi lulëzimi trafikantëve, të cilët përfitojnë nga situata. Tre persona janë arrestuar nga policia pasi po transportonin me mjetet e tyre 27 klandestinë me kombësi siriane, irakene dhe sudaneze, të cilët vinin nga një kamp i qytetit të Selanikut dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form