Partia Demokratike shpreh kritika ndaj Prokurorisë. Sekretari i përgjithshëm i selisë blu deklaron se organi i akuzës po zvarrit hetimet për aferën e Cezit apo skandale të tjera, ku është përfshirë sipas saj qeveria Rama, ndërsa fokuson të gjitha energjitë tek çështje si protesta e demokratëve në 8 Dhjetorin e shkuar.