Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar: Fatmir Hasho, Eno Zeneli, Taulant Gjoka, Klodiana Haxhiaj, Erion Kristo, Flamur Mullisi, Paulin Vilajeti, Spartak Koka
Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes aksidentet rrugore. Debati është fokusuar mbi një rast konkret, pikërisht tragjedia që ndodhi në fshatin Sukth, ku humben jetën katër persona. Tre vajza dhe një djalë. Nga hetimet në vendin e ngjarjes mësohet se djali që humbi jetën, udhëtonte në sens të kundërt në autostradë, gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin fatal.
Gazetarja e ?News 24?, Klodiana Haxhiaj tha se kemi mbërritur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 5:00 të mëngjesit, e gjithë zona prej 400 m ka qenë e rrethuar nga Policia, pa mbërritur tek aksidenti, kjo për arsyen se përplasja ka qenë shumë e madhe dhe shumë e fortë, ku pjesët metalike të dy automjeteve, janë shpërndarë të paktën në një gjatësi prej 300-400 m. Sipas saj, pjesa ku kishte ndodhur aksidenti nuk mund të shkelej me këmbë për faktin se pjesët metalike të dy automjeteve ishin shpërndarë në të gjithë gjatësine e rrugës, e cila ishte devijuar nga ana e policisë, ku automjetet kalonin nga pjesa private e rrugës. Automjetet që nisesishin nga Tirana drejt Durrësit. ?Mund të them se ishte një skenë e llahtarshme, sepse punonjësit e zjarrfikësve punon me sharra elektrike për të nxjerrë trupin e shoferit së bashku me trupat e tjerë, pasi ishte momenti që po transportoheshin trupat e pajetë drejt autoambulancave. Pjesa metalike e kolltukut të shoferit, është prerë nga automjeti që të dalë trupi i tij i pajetë. Ndërsa makina e vajzave ioshte pothuajse e shkatërruar plotësisht. Gjithashtu janë dashur sharrat nga ana e zjarrfikësve për të nxjerr nga makina trupat e pajetë të vajzave?.
Fevziu: Në çfarë makine ishin vajzat?
Haxhiaj: Vajzat ishin në makinë A Clas. Ndërsa ajo çfarë u vu re në vendin e ngjarjes, të katër viktimat udhëtonin pa rrip sigurimi. Që doli nga ekspertiza mjeko-ligjore pak orë më vonë nga aksidenti.
Fevziu: Nga ishte ndodhur Dashnor Delialliasi në atë moment. Përse ecte në drejtim të kundërt?
Haxhiaj: Dashnor delialliasi ishte së bashku me shokë nga ora 7:00 e mbrëmjes deri në orën 2:00 të natës, të ditës tjetër duke pirë alkool në një lokal në qendër të Durrësit. Prej orës 2:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit ai nuk dihet se nga ka shkuar, pasi është shkëputur nga shokët. Por nga marrja në pyetje, është konstatuar se nga koha që kanë qëndruar në lokal, ai ka konsumuar sasi dhe lloje të ndryshme alkooli. Çka do të thotë se ai ka qenë në gjendje të dehur. Duhet të them se ka patur, sipas dëshmive të shokëve të tij, për çdo natë që ai shkonte në banesën e tij në lagjen Nr.12 ai bënte një xhiro nga qyteti i Durrësit deri tek një pikë karburanti. Të cilën e kishte të përnatshme, ku kuptohet dëshira e tij për shpejtësinë për automjetet. Atë natë, ai nuk ka marrë sensin e drejtë nga Durrësi drejt Tiranës, por ka marrë sensin e kundërt...