?Flauti magjik?, opera e përcaktuar në kalendarin artistik që në kohën e ish drejtorit Ilir Kerni është premiera e parë që do të vihet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, pas një sezoni të nisur me rivënie.
E shkruar nga një mason i lozhës vieneze dhe e kompozuar po nga masoni, austriaku, Wolfgang Amadeus Mozart, edhe skenografi të fton te ky urdhër i cili luajti një rol të rëndësishëm në jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit.