Në vijim të operacioneve antikanabis, policia ka asgjësuar 4650 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kallarat, policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të, janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jashtë saj.