Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar: Berat Buzhala, Arbana Xhara, Ekrem Kryeziu, Mesila Doda, Ermal Hasimja, Ilir Babaramo
Emisioni ?Opinion? në TV Klan ka si temë të mbrëmjes sherrin e mediave Shqipëri-Kosovë, kryesisht pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.
Një nga të ftuarit, Ekrem Kryeziu i ftuar në lidhje me debatin e ngritur si stuhi në gotë për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë bëri me dije se unë jam dënuar si ideator i levizjes së ?81 me Ukshin Hotin, Halil Alidemin, Ali Kryeziun dhe një grup të tjerësh.
?Pse jam shqiptar, është normale pse jam shqiptar, unë tani jam shqiptar kosovar, për arsye se unë e kam shtetin, ne jemi pronar të shtetit kosovar, unë nuk them se jam shqiptar nga Kosova, por jam shqiptar kosovar?.
Pas një ndërhyrje të gazetarit Berat Buzhala, ai tha se ne jemi shqiptar kosovar, me arsyen se ne jemi pronarë të shtetit të Kosovës. Ne e kemi realizuar atë shtet, dhe kemi detyrë ta mbrojmë atë.
Ndërsa, Buzhala theksoi se sa herë më është dashur të ndalëm në Shqipëri, në plazh, apo kudo më thonë je kosovar, unë u përgjigjem po jam kosovar. Pastaj më thonë se pse thua se je kosovar, por unë u përgjigjem ti po më quan kështu.
Hasimja: Berat mund të përdorin edhe pyetjen, a je lab? Por kjo nuk do të thotë se lebërit janë ndryshe.
Mesila Doda: Berat të pyes për një gjë? Im shoq ka lindur në Tiranë i thonë gjithë jetën çam.
Buzhala: Sigurisht, është rajon. Unë kur shkoj në Perëndim, nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje ta quaj vetën kosovar. Unë them jam shqiptar. Por kur shkoj në Amerikë unë u them jam europian.
Kurse, gazetari Ilir Babaramo ka shpjeguar për pak sekonda artikullin e tij të shkruar disa ditë më parë në lidhje me debatin e krijuar Kosovë-Shqipëri, ka theksuar se titulli i shkrimit ishte menduar për të provokuar dhe me shumë gjasa mund të ketë kaluar edhe sensin e etikës.
Babaramo nënvizon se në momentin kur e shkruajta isha në një situatë ku nuk dija se çfarë kuptimi kishte gjithë ky debat.
Fevziu: Babaramo vetëm ti mund të lidhësh cicat e Cecës me Nënë Terezën.
Babaramo: Duhej një element shkundës.
Fevziu: Kë doje të shkundje, Beratin apo Arbanën?
Babaramo: Arbanën ndoshta jo, por Beratin dhe avokatin e Beratit po. Sepse më duket situata ndër më absurdet dhe këtu duhet të bijmë dakord që të realizojmë një marrëveshje fjale, jemi një komb me dy shtete, i cili duhet të jetë i fortë dhe Kosova të jetë e fortë, në kufi jo në Ibër por në Merdar apo jemi dy shtete dhe dy kombe. Tani nëse Kosova është komb, unë di se kombet ndërtohen me themele me shekuj, me lumenj gjaku, me histori. Kombet kanë në themel, heronjtë e vet, ka historinë e vet, ka kulturën e vet. Tani përveç Bojo Ramizit, një produkti i vëllazërim bashkimit, që qe një horror, një Boro sllav dhe Ramizi shqiptar nga Kosova të cilët luftuan kundër pushtuesit bashkë. Përveç këtyre dy elementëve dhe turbofolkut serb, dhe Boro Ramizit në historinë shumëshekullor...