“Telenovela” e Rrugës së Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kaluar me shume se 4 muaj nga hapja e ofertave, por ende sot nuk kemi nje fitues apo nje anulim te tenderit te shume kundërshtuar, ate te dhënies me koncesion, te mirëmbajtjes se Rrugës se Kombit. Dy institucionet publike, Ministria e Transporteve si dhe Komisioni i Prokurimit Publik, janë konfliktuar me njera - tjetrën, konflikt i cili deri me tani, ka lënë pezull procedurat. Ministria, si institucioni përgjegjës, i qëndron variant te pare, se fitues është konsorciumi turk, ndërsa Komisioni mbështet bashkimin e kompanive shqiptare, i cili rezulton te ketë mangësi te theksuara ne eksperience. Vizion Plus ka zbardhur korrespodencën e këtyre dy institucioneve, qe ndajnë mendime te ndryshme. Për Ministrinë, konsorciumi ?Catalyst?, pra ai shqiptar, s'ka eksperience ne te tilla projekte, siç janë rrugët me pagese. Ndërkohe qe nje kriter te tille e plotëson ai turk. Por Ministria ne qëndrimin e saj, ngre pikëpyetje edhe mbi mundësitë financiare, qe ka konsorciumi shqiptar. Por këto argumente, nuk e kane bindur Komisionin e Prokurimit, i cili pranoi një ankimim jashtë afateve ligjore. Ministri i ri i Transporteve ndërkohe deklaroi se brenda dy ditëve, do te ketë nje vendimmarrje përfundimtare për t?i dhënë zgjidhje këtij ngërçi.

Share This Video


Download

  
Report form