http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre automjete, mes tyre edhe një makinë policie, janë përfshirë në një aksident mesditën e së enjtes në aksin Laç Fushë-Krujë pranë fshatit Gjorm. Sipas të dhënave të para, nga përplasja kanë mbetur tre të plagosur, njëri prej te cilëve efektiv policie, në gjendje të rëndë. Për shkak të plagëve të marra, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, 2 të tjere pasagjere ne mjetin tjetër tip ?Benz?, janë dërguar në Spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën e parë. Një nga personat e përfshirë në aksident është edhe djali i kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi, Kjeldi Bardhi, 20 vjeç. Nga të dhënat e para, mësohet se i riu ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë dhe nuk ka ngadalësuar, duke goditur nga mbrapa një makinë policie, e cila ka qenë e parkuar në korsinë e shpejtësisë. Ai mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë te plagosurit qe udhëtonin bashke me te. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, por dyshohet se punonjësit e policisë, kishin ngritur patrulle ne krahun e gabuar.