Kontroll kopshteve private - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne çdo lagje te Tiranës, por jo vetëm, minimalisht janë te hapur 3 kopshte private. Nuk dihet numri i sakte i këtyre institucioneve, pasi shumica punojnë pa licence dhe jashtë çdo kontrolli. Vetëm 70 kopshte jopublike ne te gjithë vendin janë me licence. Nisur nga kjo situate aspak normale, një grup task force, do te ushtroje kontroll ne çdo kopsht fëmijësh te licencuar ose jo. Përfaqësues nga pese institucione, Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, Pushteti Lokal dhe nga Drejtoria e Tatimeve, do verifikojnë zbatimin e standardeve ne këto institucione. Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, sqaron se së pari ambientet per këto institucione, duhet te plotësojnë standarde. Me rregullat e reja ne kopshtet private, nuk mund te punësohet kushdo sipas dëshirës apo lidhjeve familjare te pronarit. Nga ky i fundit dhe deri tek kuzhinieri, do te ushtrohen kontrolle per arsimin dhe profilin e tyre. Për te marre licencën, drejtuesi i kopshtit duhet te jete detyrimisht nga fusha e arsimit. Edhe edukatoret para se te merren ne pune, do te kalojnë përmes portalit te ministrisë, Mësues për Shqipërinë. Kontroll te rrepte do te kete edhe per programet mësimore qe zbatohen ndaj fëmijëve. Ne janar te vitit te ardhshëm, ne përfundim te punës se grupit task force, do te kemi hartën e kopshteve jopublik ne te gjithë vendin dhe sa prej tyre do t?i shpëtojnë mbylljes.

Share This Video


Download

  
Report form