http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisi si një rrugëtim artistik 15 vjet më parë nga Zana Çela. Por, festivali i zërave operistikë Marije Kraja nuk do të drejtohet më nga drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit. Sepse këtë detyrë Çela ia ka besuar sopranos dhe një prej mikeve të saj që në bankat e shkollës, Inva Mulës. Entuziaste për këtë edicion të 16 të festivalit Marije Kraja, vetë Inva Mula nën statusin e drejtoreshës artistike të festivalit, rrëfen se edhe këtë vit do të mbetet i pandryshuar koncepti i konkursit, por do të ketë më pak gjeografi. Edhe pse nuk i publikon emrat e jurisë, në cilësinë e drejtorit të TKOB, Zana Çela do të jetë një prej anëtarëve. Festivali nis në nëntor, pasi sapo kane përfunduar përzgjedhjet e konkurrentëve që do të ngjiten në skenë, për një titull, më të madhin operistik që zhvillohet në Shqipëri e që njihet edhe në skenat evropiane.