http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka dale ne mbrojtje te krimit. Gjate takimit me strukturat e Partisë Demokratike ne njësinë nr.6 ne kryeqytet, Basha ka theksuar se interesat e qytetareve nuk janë prioritet i kësaj qeverie, duke e ilustruar këtë me shembullin e 17-vjeçarit, qe humbi jetën ne Sharre Ardit Gjoklaj. ?Po si ka mundësi që një njeri që i thotë vetes që po bëj shtet, shkaktarin e vdekjes së një 17-vjeçari në rrethana makabre, të shpallur në kërkim pas presioni të opozitës e nxjerr në krah me deputetët e vet në inaugurim. Çfarë do të thotë kjo?! Do të thotë fshehje të krimit, që është krim më vete. Kjo do të thotë heshtje për krimin, që është krim më vete. Pse e bën këtë?! Sepse për të Ardit Gjoklaj ka zero vlerë. Sepse për Edi Ramën qytetarët shqiptarë kanë zero vlerë. Ndërsa krimineli, i akuzuari për krimin ka vlerë të madhe sepse është ai që çon zhagën me lekë, lekë të cilët ai i merr, dorë më dorë shkojnë tek kryeministri. Dhe përdoren një pjesë për të blerë vota, për të blerë pushtet.?Basha ka numëruar premtimet e pambajtura te kësaj qeverie ne ekonomi, shëndetësi e arsim, duke theksuar se eshte përgjegjësi e kryeministrit Rama qe Shqipëria është mbushur me droge.?Gjithçka për pushtet, për pushtet lidhet me krimin, për pushtet i hapi krimit krahun dhe e mbushi shqipërinë me drogë. Dhe kur del cataldo motta e rrëzon gënjeshtrën e tij dhe thotë droga nga shqipëria ka pësuar rritje, kemi një bum të trafikut të drogës nga shqipëria sepse autoritetet shqiptare nuk bashkëpunojnë më me autoritetet italiane, hesht s?e s?ka çfarë të thotë sepse kjo është e vërteta e di i madh dhe i vogël, dhe sot e di europa, e di shba. Ky është një kryeministër që i hapi derën kriminelëve në pushtet, i hapi derën duke i emëruar deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë të mëdhenj. Pastaj iu hapi të gjitha shtigjet, iu dha të gjitha mundësitë që një shtet ka për të kultivuar drogën dhe tani pazaret i ka me drogën, s?ka më kontrate me qytetarët.?Sipas Bashes, kjo situate është krijuar per shkak se interesi i vetëm i Edi Ramës janë paratë dhe pushteti, të cilin e garanton me lidhjet me krimi.