Ora News – “Asnjë arkëmort grek në Shqipëri” Idrizi kërkon reciprocitet

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi paralajmëron se nuk do të lejojë ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri nëse nuk ka reciprocitet, pra ndërtimi i varreve të shqiptarëve të rënë në Çamëri.
Shpëtim Idrizi:Nëse nuk lejohen ndërtimet e varrezave të të rënëvë në Çameri prej genocidit fashist grek në fund të Luftës së Dytë Botërore asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri. Unë betohem solemnisht për këtë në emër të PDIU, pro edhe në emër të të gjithë shqiptarëve sido që të kem bindjen dhe besimin unë jam i bindur që nuk do ti lejoj. Nuk ka gjuhë të mëndafshtë apo helm që të na bindë , nuk ka aksion politik tokësor dhe detar, ajror që ne të na thyej, aty do të jemi, përballë do të na kenë.
Nga foltorja e Kuvendit, ku mbajti fjalën sot paradite, Idrizi nuk fshehu ?zhgënjimin? me gjuhën që sipas tij kishte folur kryetari i Kuvendit Ilir Meta në vizitën e tij në Athinë.

Shpetim Idrizi: ? Ma merr mendja se do të jenë çuditur edhe vetë grekët të cilët me siguri nuk prisnin që të kishin në të njëjtën gjatësi vale me ju për të harruar një çështje e cila nuk e harron asnjë nga qytetarët e tu dhe sëfundi as europianët. Ju thoni ta lëmë të shkuarën dhe ta shohim të ardhmen! Po Presidenti i Greqisë nuk la çështjen e varrezave të shkuarës, por ja faturoi të ardhmen, askush nuk u ndje. As ju dhe as kolgët që ju shoqëronin. Por të vdekurit janë njësoj kudo, trajtohen me të njëjtin respekt, ndaj do të ishte e udhës të paktën të kishin kërkuar varet e shqiptarëve në Çamëri, por kjo befas ndodhi që i përket të së shkuarës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-paralajmeron-sdo-lejojme-asnje-arkemort-grek-ne-shqiperi-nese/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS