Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun grek, Nikolaos Voutsis në kuadër të vizitës që po zhvillon në kryeqytetin helen.
Duke u ndalur te nevojat e komunitetit shqiptar në Greqi, z. Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e qeverisë greke ndaj emigrantëve dhe vuri në dukje se njohja e Vulës Apostile shqiptare nga ana e Greqisë do të lehtësonte marrjen dhe qarkullimin e dokumenteve të shtetasve shqiptarë, por edhe grekë.
Një temë tjetër e diskutuar nga Meta ishte edhe zgjidhja e çështjes së sigurimeve shoqërore nëpërmjet një marrëveshjeje dypalëshe, njohja nga pala greke e lejeve shqiptare të drejtimit sipas standardeve evropiane, çka sipas kryeparlamentarit do të ishin masa efikase me efekte praktike dhe në ndihmë të qytetarëve shqiptarë në Greqi.
Duke theksuar se vizita ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin politik midis dy parlamenteve, Meta shprehu angazhimin për të ndërtuar së bashku një platformë model, sfiduese, ambicioze dhe të qëndrueshme të këtyre marrëdhënieve në interes të të ardhmes së vendeve dhe popujve tonë, platformë të bazuar në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ato të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-tako...