Ora News – Vlorë, bllokues në goma autobusëve nga Kosova, shoferët i heqin me forcë

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër autobusë me rreth 600 maturantë nga Peja nuk kanë pasur një qëndrim fort të këndshëm në Vlorë ditën e djeshme.
Autobusët kishin parkuar në afërsi të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë dhe kur ishin kthyer kishin gjetur të bllokuar gomat me bllokuese shoqëruar dhe me një gjobë prej 50 euro për secilin autobus.
Vendi ku ishin parkuar ishin me pagesë . Shoferët kanë refuzuar të kryejnë pagesën duke deklaruar se nuk ishin në dijeni dhe me mjete të forta metalike kanë hequr bllokuesit e gomave.
Gazetarja e Ora News Jerola Zijaj informon se drejtuesit e autobusëve të indinjuar kanë thënë se do të nxjerrin Vlorënm nga itinerari i udhëtimeve turistike me nxënësit e shkollave të Kosovës, që kryejnë çdo javë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bllokues-ne-goma-autobuseve-nga-kosova-shoferet-i-heqin-me-force/

Share This Video


Download

  
Report form