Ora News – Ekspozohet për herë të parë kostumi popullor i Nënë Terezës

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin e 13 të lumturimit të Nënë Terezës është ekspozuar për herë të parë kostumi popullor që ajo ka veshur në moshën 13-14 vjeçare.
Kostumi përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur, shalli dhe dimitet.
Afërdita Onuzi :?Nënë Tereza këtë e ka veshur në moshën 13-14 vjeç. Interesantja në këtë kostum është mbi të gjitha këmisha e bërë e endur me elementë shtëpiakë natyralë. Në Prizren endej nga gratë e qepej nga ato. Është një prodhim i punuar me dorë?
Etnologia Afërdita Onuzi shpjegon se ky kostum është shitur në mënyrë që familja e Nënë Terezes të siguronte disa të ardhura më shumë por si u sigurua sërish për t?u ekspozuar
Afërdita Onuzi: ?Në atë kohë ne praktikonim blerjen nga terreni të objekteve por edhe blerje me komision. Dhe kjo është një nga blerjet me komision, i ardhur nëpërmjet të shoqit të Maria Krajës.
I pranishëm në këtë ekspozitë nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi u shpreh se mësimet e Nënë Terezës duhet të vihen në zbatim për një jetë më të mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ekspozohet-per-here-te-paree-kostumi-popullor-i-nene-terezes/

Share This Video


Download

  
Report form