Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ura e ndërtuar nga ushtria që lidh Fierin me afro 10 fshatra të zonës së Marinzës, Zharrzës dhe Roskovecit si pasojë e amortizimit dhe shkatërrimit nga dora e njeriut, rrezikon daljen nga funksioni.
Pjesë metalike janë shkëputur nga trupi i urës, pasi persona të papërgjegjshëm i shesin për skrap.
Në këtë urë kalojnë automjete të tonazhit deri në 5 ton, me të cilat fermerët e zonës dërgojnë në Fier prodhimet bujqësore.
Banorët dhe drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndërhyrje për sisteminin e urës, pasi në kundërt, thonë se rrezikojnë të izolohen.
?Duhet të riparohet se normal nuk hyn kamioni këtu, shembet ura direkt?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ura-vidhet-per-skrap-rrezikon-izolimin-e-10-fshatrave/