Ora News – Vota e LSI për mbetjet, Meta: Do lexojmë dekretin e Presidentit

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zgjodhi Kinën e largët për të dhënë përgjigje për një nga çështjet më të debatuara në vend, ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Në një intervistë për CRI Shqip, Ilir Meta nuk dha një përgjigje nëse LSI do të mbështesë ose jo dekretin e Presidentit që i ktheu Kuvendit, por deklaroi se kjo çështje është e ndjeshme për qytetarët ndaj deklaroi reflektim të thellë.
Meta: Do të na duhet të lexojmë me vëmendje argumentet e Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht duhet të kemi në konsideratë se ky ligj që ka shkaktuar një ndjeshmëri të gjerë për shkak të çështjes që ka sensibilizuar prej kohësh opinion publik dhe shoqërinë civile, duhet të na ndihmojë për ta forcuar dialogun më tej me shoqërinë civile në interes të publikut të gjerë.
Lidhur me bashkëpunimin dhe thithjen e investimeve kineze, Meta tha se është diskutuar dhe për projektin e Rrugës së Arbrit.
Meta: Investimet kineze janë në rritje në Shqipëri, në fusha nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndësishmet, që nga Aeroporti i Tiranës, në fushën e energjisë, të naftës, të industrisë të bakrit, telekomunikacionit e kështu me radhë. Dhe natyrisht edhe në kuadër të nismës 16+1, Shqipëria ka qenë dhe është mjaft aktive dhe synon të japë edhe ajo kontributin e saj nga i cili edhe të përfitojë për zhvillimin e projekteve me interes rajonal.Një ndër këto projekte më të diskutuara ka qenë Rruga e Arbrit, e cila ndihmon edhe për një lidhje më të mirë të Shqipërisë me Maqedoninë, por ndërkohë janë diskutuar edhe projekte te tjera në fushë e infrastrukturës, të porteve, të hekurudhave dhe kështu me radhë. Ne shpresojmë se nga kjo iniciativë do të ketë një interes gjithnjë e më konkret, jo vetëm për Shqipërinë, por për vendet e rajonit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vota-e-lsi-per-mbetjet-meta-do-lexojme-dekretin-e-presidentit/

Share This Video


Download

  
Report form