Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy efektivë të burgut të Drenovës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Korçë-Bilisht pranë fshatit Plasë dhe sipas burimeve policore bëhet e ditur se makina veturë me targa AA 251 EP me të cilin policët po udhëtonin u përplas me një furgon mallrash me targa AA 519 EX.
Efektivi i parë, Fatmir Islami ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa pas rreth dy orë humbi jetën në ambientet e spitalit edhe efektivi i tjetër Agim Beshi, i cili ndodhej në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Mësohet se efektivët nuk kanë qenë në shërbim por ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore e një efektivi që kishte humbur jetën nga kanceri. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës.
Viktimat janë: Fatmir Islami dhe Agim Beshi
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidentohet-furgoni-plagosen-6-police-te-burgut-te-drenoves-2-rende/