Ora News – FRESSH Voice mbyll garën e debateve mes 8 kandidatëve

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

FRESSH Voice ka zhvilluar garën finale të debateve ndërsa 8 të rinjtë e përzgjedhur janë gati ti nënshtrohen votës të rreth 42 mijë anëtarëve të FRESSH ku do të përcaktohet lideri i tyre për katër vitet e ardhshme.
Tetë aspirantët e liderit të gjeneratës së ardhshme të selisë rozë shpalosën platformat e tyre dhe u përballen me pyetjet e jurisë së përbërë nga gazetarët Ilva Tare, Eni Vasili, Aleksandër Furxhi dhe Lutfi Dervishi.
Ilva Tare: Si e preferon rrugën drejt parlamentit në listën që do të vendosë kryetari apo me lista të hapura ku do të votojnë qytetarët për ty?
Shpat Kolgega: Unë jam kundër të dyjave. Unë jam me sistemin e vjetër, ku të gjithë përballeshin me njëri-tjetrin dhe e përfaqësonte zonën dhe e fitonte zonën kush ishte më i miri.
Eni Vasili: Ndërkohë që ju po tentoni të hyni në PS, një element i rëndësishëm i PS po del, psh Ben Blushi..
Jonida Spaho: Sa i përket fenomenit Ben Blushi ai e ngre zërin vetëm kur nuk merr ndonjë post se e kemi pasu tre herë ministër dhe nuk na ka bërë asgjë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fressh-vo...

Share This Video


Download

  
Report form