Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon operacioni intensiv për evidentimin dhe asgjesimin e lëndëve narkotike. Policia e Vlorës bën me dije se ka asgjesuar gjatë pasdites së sotme 4650 bimë narkotike kanabis në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe 3 kg kanabis në formë boçesh. Për drogën janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.
Në fshatin Kallarat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të, janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jashtë saj, të llojit kanabis sativa.
Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetas brenda kasolles si autorë të dyshuar në lidhje me posedimin dhe kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Konkretisht janë arrestuar Besmir Spaho, 30 vjeç dhe Erald Gjonbrati, 31 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Mesaplik, Policia ka konstatuar tre kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2500 bimë narkotike të thara, 250 bimë të mbjella përreth tyre, si dhe ka sekuestruar një thes me 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva (në formë boçesh).
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asgjesohen-4650-bime-kanabisi-ne-vlore-2-ne-pranga/