Fiks Fare, 10 Tetor 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2016-10-24

Views 17

Punësimi në të zezë në Qendrën Shëndetësore Himarë

Abuzimi me detyrën arrin deri aty sa punësimet në adminsitratën shtetërore realizohen në të zezë, pra punësohen njerëz dhe nuk paguhen as sigurimet shoqërore, as sigurimet shëndetësore dhe as tatimi mbi fitimin. Kështu ka ndodhur dhe në qendrën shëndetësore të Himarës, ku është punësuar një shofer autoambulance, i cili nuk është deklaruar pranë ISSH-së, sipas Kodit të Punës. Gjatë një bisede të Fiks Fare, me drejtorin e kësaj qendre, Jani kongjini, ky fakt pranohet prej tij, por ai pretendon që kjo është "e ligjshme". Ai eshte paguar dhe rezulton i paguar firma tufik kurti ka bere pagesen. Pra i njejti punonjes eshte kontraktuar nga 3 subjekte, por nese qendra shendetesore ka qene ne dijeni ajo mban pergjegjesi, gjithsesi drejtori thote se do ngreje nje grup pune dhe do marre masa.
Fiksi takon shoferin e autoambulances se Himares. Ai thote se punon ne qednren shendetesore te Himares dhe se eshte shofer ambulance.
Shkojme te takojme drejtorin e qendres shendetesore te Himares.
Biseda me drejtorin e qendrës shëndetësore, Jani Gjoka. Drejtori thotë që ka dy ambulanca dhe njërin shofer e ka në organikë dhe i paguan sigurimet shoqërore, ndërsa tjetrin e paguan nga zëri buxhetor "602" dhe nuk i paguan sigurimet shoqërore. Ai pretendon se këtë ia lejon ligji, pasi shërbimin e transportit e ka dhënë me tender, ndërkohë që mendon se në janar të 2017 do rregullohet dhe ky problem. Madje, ai shpjegon se e njëjta procedurë ndiqet dhe me sanitaret, ashtu siç ka vepruar vetë në qendrën shëndetësore të Himarës, pasi nuk ka funskione të tilla në organikë.
Drejtori i DRSH-së Vlorë, Tomor Caka. Ai thotë se nga verifikimi paraprak rezulton se shoferi është i punësuar që në muajin nëntor të vitit të kaluar, por sigurimet i janë paguar vetëm në muajt korrik dhe gusht, kur është kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ai thotë se përgjegjësia në këtë rast i bie firmës që ka fituar tenderin për këtë shërbim, por përgjegjësi kanë edhe drejtuesit e qendrës shëndetësore, pasi me të marrë informacion për këtë shkelje është dashur të kryhet ndërprerja e kontratës, veprim që sipas tij nuk është realizuar. Në këto kushte, ai thotë se menjëherë do të dërgojë një grup verifikimi në terren dhe do të propozojë marrjen e masave nga Ministria e Shëndetësisë.
Telefonata e shoferit Jani Kongjini me ekonomistin Altin Memeti.
Sipas verifikimeve të kryra, kompania fituese e tenderit për shërbimin e transportit në Qendrën Shëndetësore të Himarës, pra nga nëntori 2015 deri më 31 qershor 2016, e cila pretendohet se kishte punësuar shoferin e padeklaruar, rezulton se është në pronësi të bashkëshortes së shoferit tjetër të kësaj qendre shëndetësore. Tenderi është fituar pikërisht më 1 nëntor 2015 nga subjekti Dhimitrulla Goro Kabuci. Dhimitrulla Kabuci rezulton se është bashkëshortja e Milto Kabucit, i cili është drejtues i ambulancës tjetër në qendrën shëndetësore të Himarës. Sipas QKR-së, kompania e saj rezulton se merret me shë...

Share This Video


Download

  
Report form